Dedaj: Nuk munden partitë opozitare të cilat thirren në vlerat euroatlantike t’a mbështesin një lëvizje anti-amerikane si VV-ja!

Krerët e partive politike opozitare kanë zhvilluar një takim për të folur për situatën pas-zgjedhore në vend dhe formimin e institucioneve.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Në lidhje me këtë takim dhe mundësinë e formimit të një qeveria nga opozita, ka folur për “Gazeta Blic”, ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Dedja tha se opozita i ka fituar zgjedhjete 9 shkurtit dhe se votuesit i kanë dhënë shumicën e votave për t’a dërguar Lëvizjen Vetëvendosje në shtëpi.

Ai tha se nuk munden partitë opozitare të cilat hirren në vlerat euroatlantike të demokracisë t’a mbështesin siç thotë ai një ‘ lëvizje bolshevike antiamerikane’ duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje.

“Opozita i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit dhe votuesit kosovar ia kanë dhënë shumicen e votave partive opozitare për t’a dërguar regjimin bolshevik populist të LVV në shtëpi.PDK, LDK dhe AAK, e kanë obligim qytetar, politik dhe demokratik, qe të mos tallen me besimin dhe vullnetin e qytetarëve të Republikēs së Kosovës, i cili qytetarë ka folur përmes kutive të votimit, për t’a ndëshkuar keqëqeverisjen, dështimin, korrupsionin, izolimin dhe rrezikimin e ekzistencës së shtetit të Kosovës, i cili ndodhi gjatë këtyre dy mandateve të Qeverisë Kurti 1 dhe 2”

“Nuk munden partitë opozitare të cilat thirren në vlerat Euroatlantike të demokracisë, në amerikanizem dhe europianizem, t’a mbështesin nje lëvizje bolshevike antiamerikane dhe antieuropiane, për asnjë çmim apo interes individual apo klanor, sepse kjo është tradhti ndaj votuesit, ndaj partneritetit me miqtë e lirisë dhe të pavarësisë dhe tradhëti ndaj vetë Kosovës” tha Dedaj.

Dedaj potencoi se ish-Kryeministri Kurti nuk duhet as të mendohet të drejtoj më Qeverinë e Kosovës.

“Një Kryeministër i cili nuk e përfill sundimin e ligjit, Gjykatat dhe Prokurorinë e Shtetit, dëmton dhe rrënon partneritetin Euroatlantik, sulmon mediat e lira dhe të pavarura, e varfëron,e zbrazë , izolon dhe e venë nën sanksione ndërkombëtare Kosovën, përqane shqiptarët në Kosovë dhe rajon, që mbron krimin dhe të korruptuarit, ai Kryeminister dhe ajo Qeveri, duhët sa më parë të largohet nga sundimi i Kosovës.Ish-Kryeministri Kurti nuk duhet as të mendohet të drejton më Qeverinë e Kosovës, prandaj kushdo që ia mundëson një gjë të tille do të marrë përgjegjesi moralo politike dhe ndëshkimin historik para qytetarëve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtar të Republikës së Kosovës” tha Dedaj në intervsitën e dhënë për “Gazeta Blic”.