Me festës së Ditës së Alfabetit, bashkë me delegacionin e Qeverisë sot Muzeun në Manastir e ka vizituar edhe ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Dedaj tha se ky vend është i shenjtë për shqiptarët.
“Jemi sot këtu për të nderuar vendin ku para 112 viteve u arrit të nënshkruhet Alfabeti i Gjuhës Shqipe, në Kongresin e Manastirit. Manastiri, ky qytet histori krahas Krujës, Prizrenit, Lezhës, Vlorës, të zënë vendin e merituar dhe për çdo përvjetor Ambasada e Kosovës dhe qytetarët e saj të vijnë dhe të bëjnë pelegrinazh për të respektuar dhe për të nderuar këtë vend të shenjtë, ku burrat e mëdhej të kombit tonë arritën një marrëveshje historike”, tha mes tjerash diplomati kosovar, Gjergj Dedaj në një prononcim për gazetën LAJM.
Maqedoni Dedaj: Manastiri, vend i shenjtë për shqiptarët (VIDEO)