Declan Rice refuzon ofertën e tretë për rinovim të kontratës

Declan Rice e ka refuzuar për herë të tretë ofertën për të rinovuar kontratën me West Hamin.

Mësohet se oferta e fundit në drejtim të lojtarit për ta bindur që të qëndrojë është diku rreth 200 mijë euro në javë.

Trajneri i “çekanëve”, David Moyes, po e vlerëson lojtarin 150 milionë euro.

Skuadra londineze është e interesuar të mos e shesë lojtarin të paktën edhe këtë verë, transmeton lajmi.net.

23-vjeçari ka edhe dy vite kontratë me West Hamin.

Siç raportojnë mediet në Britani, lojtari nuk po e kërkon me çdo kusht lojtarin, përkundër që po e refuzon për herë të tretë rinovimin.