Deçan: Suspendohet arsimtari që dyshohet se puthi nxënësen e mitur

Është suspenduar arsimtari i cili dyshohet se e ka puthur një nxënëse të klasës së shtatë në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga drejtori i Arsimit në këtë komunë Besnik Hulaj.

“Po, është suspenduar. Vendimi është marrë nga unë. Rasti është shumë i ndjeshëm dhe nuk po dua ta komentoj. Ai tani gjendet në hetuesi”, tha Hulaj.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe vepra është cilësuar si “Sulm seksual”.