Milani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Serie A, duke marrë një fitore në udhëtim.
Rossonerët triumfuan në udhëtim te Bologna me rezultat të pastër 0-2, ku shkëlqyen edhe transferimet e reja.
Christian Pulisic debutoi me gol në Serie A, teksa realizoi në mënyrë spektakolare për t’i dhënë Milanit një tre pikësh të madh nga udhëtimi te Bologna.
Pas ndeshjes reprezentuesi amerikan ka thënë se ka qenë një natë perfekte, derisa e ka cilësuar si të pabesueshme që është pjesë e Rossonerëve.
“Mendoj se ishte një natë gati perfekte, sepse duke e vënë menjëherë në shina ndeshjen, pas 20 minutash, e kishim më të lehtë për tri pikët e para. Pastaj, të mos pësonim gol ishte një tjetër mesazh i rëndësishëm, pasi në këtë mënyrë ne sulmuesit mund të luajmë shumë herë më të qetë përpara”.




