De Paul tenton golin e “pamundur”, por nuk funksionon – Messi i jep një mësim se si bëhet kjo

Lionel Messi vazhdon të befasojë të gjithë me aftësitë e tij ‘magjike’ dhe i fundit që mbeti i befasuar nga ai është pikërisht bashkëlojtari i tij te Argjentinas dhe Inter Miami, Rodrigo De Paul.

Messi dhe De Paul janë miq të mirë nga koha e kaluar te Kombëtarja e Argjentinës dhe shkaku i miqësisë mes tyre, mesfushori këtë verë vendosi të transferohet nga Atletico Madridi te Inter Miami në MLS.

Në një stërvitje me klubin amerikan, De Paul provoi të shënoj një gol të ‘pamundur’ duke goditur nga mbrapa portës, por dështoi si çdo njeri.

Megjithatë, pasi erdhi Messi, i cili e bëri edhe një herë të qartë se luan në një dimension tjetër.

Messi shënoi një gol të pamundur gjatë seancës stërvitore të Inter Miamit, duke sfiduar gravitetin dhe duke përforcuar idenë se stili i tij nuk është i kësaj bote.

Pas golit, De Paul e përqafoi Messin, teksa të gjithë bashkëlojtarët e duartrokiten.