Rodrigo De Paul ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes Argjentinë – Poloni.
Skuadra kombëtare e Argjentinës ka marrë mbrëmë biletën për të kaluar në fazën tjetër të grupeve, duke mposhtur Poloninë me rezultat 0:2.
Në këtë ndeshje, Lionel Messi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, por skuadra gjeti forcë të kthehej dhe të shënonte dy të tjera.
Pas ndeshjes, De Paul tha disa fjalë, për t’i dhënë mbështetjen e skuadrës kapitenit legjendar, Messi.
“Messi është kapiteni ynë, ai që drejton anijen”, ka thënë De Paul, përcjell lajmi.net.
“Kundër Meksikës, ai hapi ndeshjen, kurse sot, kur dështoi, ne i treguam se jemi prapa tij për ta mbështetur atë”, shtoi mesfushori argjentinas.
Argjentina do të luajë ndeshjen e radhës në 1/16-ën e finales, kundër Australisë.