David de Gea do të vazhdojë bashkëpunimin me gjigantin anglez, Manchester United.
Portieri legjendar i ‘Djajve të Kuq’ ka kontratë me klubin deri në qershor të këtij viti, por do vazhdojë edhe më tej në ‘Old Trafford’.
Sipas njoftimit të ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanos, De Gea ka vendosur të qëndrojë në Man United.
Italiani njofton që portieri nuk ka pasur në plan ndonjë herë të largohet nga klubi.
Pavarësisht që drejtuesit e ‘Djajve’ i kërkuan një ulje të pagës, ai ishte i gatshëm të sakrifikonte edhe këtë për klubin.
Mbetet të shihet se sa gjatë do vazhdojë bashkëpunimin me gjigantin anglez.




