David Beckham tërhoqi vëmendjen këtë javë teksa pozoi me rroba banje të kuqe Speedo në jahtin e tij luksoz 16 milionë paundësh (rreth 18.7 milionë euro), gjatë pushimeve verore me familjen në Itali.
50-vjeçari tregoi fizikun e tij të tonifikuar, ndërsa gruaja e tij Victoria Beckham ndau me 32.9 milionë ndjekësit në Instagram momente nga udhëtimi, ku nuk munguan as Harper, Cruz dhe Romeo.
Në disa prej fotografive, Victoria shihet me vajzën e tyre Harper me bluza të personalizuara me emrin e jahtit “Seven”, ndërsa David shijonte verë dhe përgatiste makarona të freskëta në bord, shkruan DailyMail.
Megjithatë, djali i madh i çiftit, Brooklyn, mungoi përsëri për shkak të tensioneve familjare.
Marrëdhëniet e tij me prindërit janë përkeqësuar ndjeshëm që pas martesës me Nicola Peltz, e cila sipas burimeve është akuzuar për “izolimin” e tij nga familja Beckham.
Çifti Peltz-Beckham madje rinovoi betimet martesore pa i ftuar prindërit e Brooklyn, duke thelluar distancën.
Në një video të fundit, Brooklyn u pa duke bërë një koment të nënkuptuar për familjen e tij të larguar, duke thënë se “do të kthehej në Londër vetëm për ushqimin”.
Ndërkohë, në fjalimin e rinovimit të betimeve, ai bëri një “homazh të përzemërt” për familjen Peltz, gjë që u interpretua si një tjetër goditje e heshtur ndaj familjes së tij biologjike.
Pavarësisht kësaj, Beckhamët po përpiqen të shijojnë pushimet e tyre mesdhetare, me Victoria që i quajti momentet në jaht “fund perfekt i verës”, ndërsa Brooklyn mbetet larg në SHBA, duke jetuar mes dashurisë dhe polemikave të tij publike me Nicolën.