Dauti: Safe City mund të hyjë në fuqi atëherë kur do të implementohet në të gjithë shtetin

Deputetja e ASH-së së Ziadin Selës-Ilire Dauti në një intervistë në Alsat ka deklaruar se Safe City mund të hyjë në fuqi atëherë kur do të implementohet në të gjithë shtetin.

“Kushtetuta nuk lejon që një ligj të vlejë vetëm në Tetovë, Shkup e Kumanovë dhe jo në qytetet e tjera”, ka deklaruar Dauti.