Dauti: Ligji për Shtetësi të miratohet para pushimeve vjetore (Video)

Koalicioni opozitar ASH-AAA pret që kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ta vendosë pr/ligjin për shtetësi si pikë të rendit të ditës në seancën e parë të radhës, shkruan gazeta LAJM. Deputetja Ilire Dauti tha se pritet që ligji të miratohet para se Kuvendi të shkojë në pushim vjetor. Ajo njoftoi se Qeveria tashmë e ka dorezuar ne Kuvend pr/ligjin për shtetësi.

“Pasi kemi kryer pjesën teknikë dhe e dërguam Ligjin në Qeveri, i njejti është sjellë në Kuvend dhe tanimë Ligji është në Kuvend dhe tashmë është në përgjegjësinë dhe është detyrë e kryeparlamentarit që sa më parë, në një nga seancat e radhës ta fut si pikë të rendit të ditës. Sigurisht që ne kemi informacionet të sakta sepse e kemi ndjekur këtë proces dhe nuk mundemi në këtë fazë shumë të rëndësishmë të mos interesohemi çfarë po ndodh me Ligji për të cilin të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë beteje është bërë. Prandaj informacionet tona të sakta, në bisedë edhe me kryepalmentarin janë të ligji ka arritur në Kuvend dhe pritet që të futet në rend dite në një nga seancat e ardhshme”, tha deputetja Ilire Dauti.