Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganës, Musa Dauti, realizoi sot një takim pune me zëvendësministrin për Punë të Brendshme, Astrit Iseni.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit institucional në funksion të rritjes së sigurisë kufitare, parandalimit të kontrabandës dhe trafikimit të paligjshëm, si dhe përmirësimit të shkëmbimit të të dhënave në kohë reale mes dy institucioneve.
Dauti vlerësoi qasjen konstruktive të zëvendësministrit Iseni dhe theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm profesional për forcimin e koordinimit ndërinstitucional.
“Mbështetja e z. Iseni për rritjen e bashkëpunimit është sinjal pozitiv që shkon në dobi të sigurisë dhe sundimit të ligjit,” tha Dauti pas takimit.