Daut Haradinaj hap fushatën, shpalos programin për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka hapur fushatën dhe ka shpalosur programin e tij për kryeqytetin.

Gjatë prezantimit, Haradinaj foli për shëndetësinë, arsimin, trafikun, bujqësinë, sportin, kulturën, gastronominë dhe shumë pika të tjera.

“Sot edhe zyrtarisht e hapim fushatën dhe si nisje prezantojmë programin tonë. Gjatë këtyre muajve ka qenë prioritet pjesëmarrja e rinisë. Është shumë me rëndësi që me qeverisjen e ardhshme është zbatimi i ligjit për kryeqytetin. Është decentralizimi buxhetor. Policia e kryeqytetit, inkasimi, infrastruktura një prej pikave që ne e mendojmë. Tash e 21 vjet i vetmi qytet që nuk ka spital regjional, kryeqyteti jonë nuk e ka një spital të tillë, dhe këtë e kemi menduar të dërgojmë në ish-kazermën e Jugosllavisë, në pjesën e Llukarit. Është mundësia e artë me pas spitalin edhe një qasje të drejtpërdrejtë prej banorëve”, tha ai.

“Pastaj është trafiku, dhe duhet të zgjidhet ky problem, kemi menduar tri nënkalime në pjesën e sheshit. Të gjitha janë projekte të miratuara. Zgjidhja e parkingut në tri hyrje të kryeqytetit duhet të zgjidhet si çështje”.