Daut Haradinaj dhe Time Kadrijaj takojnë strukturat e AAK-së në Zvicër

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj u shpreh se ishte tepër i nderuar me angazhimin maksimal të të gjtha strukturave shqiptare të AAK-së në Zvicër.

”Në luftën për çlirim, pjesëmarrja e njerëzve nga këtu i dhanë frymë lirisë së Kosovës dhe pothuajse i madh e i vogël u angazhuan me të gjitha kapacitetet për të ardhur tek liria”.

Haradinaj ndër të tjera tha se mërgata shqiptare në Zvicër përpos ruajtjes së vlerave kombëtare brez pas brezi, me energjinë dhe përkushtimin ndaj vendlindjes po ndihmon avancimin dhe afirmimin e Kosovës botërisht.

“Gjatë diskutimit, përpos falënderimeve ndaj këtyre vlerave, ishte edhe premtimi i përbashkët që zëri i tyre do jetë gjithmonë në institucionet tona. Krenar me diasporën Shqiptare në Zvicër ashtu si në tërë botën”, deklaroi Haradinaj.