Dashuria për motrën, Miloti e bën tatuazh Edona Llalloshin

Prej vitesh në skenë, Edona dhe Milot Llalloshi, njihen për hitin e tyre “Për ty po flas”.

E së fundi ata dëshmuan edhe dashurinë për njëri-tjetrin, si vëlla e motër, shkruan lajmi.net.

Milot Llalloshi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ ka treguar se në trupin e tij ka realizuar një tatuazh.

Kësaj radhe ka vendosur të bëjë tatuazh për motrën, Edonën.

“Kryevepër nga artisti më i mirë”, shkroi Miloti në mbishkrimin e imazhit duke e etiketuar Edonën.

E emocionuar nga ky veprim, ajo e ripostoi këtë imazh duke i thënë vëllait: Të dua./Lajmi.net/