Dashuria për atdheun, mërgimtari me Opel Kadet të ’85-s nga Franca arrin në Kosovë

Mërgimtarë të shumtë ia kanë mësyrë Kosovës për t’i kaluar festat e fundvitit bashkë me familjarët e tyre. Disa kanë ardhur me aeroplanë, e të tjerë me vetura, shkruan Express.

E përderisa zakonisht në sy bien veturat luksoze të tyre, sot vëmendje ka marrë një veturë e vjetër e një mërgimtari.

Në një prej rrugëve të vendit është parë një mërgimtar me një Opel Kadet të vitit 1985. Vetura të tilla shihen rrallë në vend.

Ndryshe, vetëm gjatë vikendit në vend kanë ardhur rreth 45 mijë mërgimtarë. /Express