“Dashuria ime”, kënga më e re e Arilena Arës, shfaqet pa grimë në klip

Arilena Ara është njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun.

Së fundi, ajo ka publikuar një projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

“Dashuria ime”, titullohet kënga e publikuar nga Arilena.

Muzika është realizuar nga Darko Dimitrov ndërsa për tekstin është kujdesur Timo Flloko.

Krahas këngës, një vëmendje të madhe ka marrë dhe klipi i thjeshtë, në të cilin artistja shfaqet pa grim në fytyrë./Lajmi.net/