Dashtevski: Pres ditë të qetë dhe votim demokratik

Ditë të qetë zgjedhore dhe votim demokratik nesër, pa probleme teknike me aparatet për shenja të gishtërinjve dhe numërim më të shpejtë për shkak të numrit më të vogël të fletëvotimeve dhe më pak kandidatë në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, pret kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

“Nisur nga problemet që u shfaqën dhe ndërhyrjet që janë bërë, ne kemi fituar përvojë solide dhe tani do të jetë shumë më mirë dhe me kalimin e kohës sistemi do të përmirësohet. Kemi edhe një Plan veprimi se si të zhvillohet votimi atje ku do të krijohen radhë. Por nuk pres që të jetë kështu tani, sepse në raundin e parë ka pasur katër milionë e gjysmë fletëvotime, tani ka një milion e gjashtëqind mijë që është shumë më pak. Kemi kudo nga dy kandidatë, në Qytetin e Shkupit ka nga dy fletëvotimi, ndërsa në komunat tjera nga një fletëvotim”, tha Dashtevski në TV Sitel.

Komisionet komunale zgjedhore tha ai, janë të informuar nga KSHZ-ja se si të veprojnë nëse krijohen radhë – anëtar i Këshillit zgjedhor duhet ta mbajë rendin dhe të lëshojë votuesit sipas asaj se sa persona duhet të jenë brenda, ose aq sa ka paravane.

Ai pret numërim më të shpejtë të fletëvotimeve dhe kohë më të shkurtër që të merrem rezultatet e votimit.

Do të ketë 300 vëzhgues më shumë se në raundin e parë, pra rreth 1500. Sipas Dashtevskit, kjo është kështu sepse zgjedhje tani ka në 44 komuna, ashtuqë njerëzit janë liruar nga shumë vende në raundin e parë dhe janë riorientuar të vëzhgojnë në komunat për të cilat janë të interesuar.