DAP përsëri nuk ua pagoi rikthimin e TVSH-së të gjithë atyre që kanë skanuar llogari fiskale

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) përsëri nuk ka arritur të paguajë rikthimin e TVSH-së për të gjithë qytetarët që kanë skanuar faturat e tyre fiskale, transmeton Portalb.mk.

Rimbursimi për tremujorin e fundit të vitit të kaluar duhej të paguhej deri në fund të shkurtit. Megjithatë, ashtu si për tremujorin e mëparshëm, disa qytetarë i morën rimbursimet në mars, ndërsa të tjerë ende nuk i kanë marrë.

SDK.mk nuk mori përgjigje nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për pyetjet se pse kishte vonesë përsëri, as pse praktika e pagesës së rikthimit të TVSH-së deri më 10 të muajit, siç ishte kur u prezantua nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, u braktis.

Në nëntor të vitit të kaluar, kur pagesa u vonua gjithashtu, drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Elena Petrova tha se nuk kishte pengesa dhe se qytetarët po paguheshin rregullisht.

“Mund të ketë vonesa të caktuara për disa individë për të cilët fatura e transaksionit e paraqitur nga personi nuk është e vlefshme, pra probleme teknike që nuk varen nga DAP”, tha Petrova në atë kohë.