Drejtoria e të ardhurave (hyrave) publike (DAP) informoi ish-klientët e bankës “Eurostandard” që të realizojnë ndryshimet e nevojshme për të shfrytëzuar mjetet e lojës shpërblyese “TVSH-ja ime”.
“DAP apelon deri te qytetarët që shfrytëzojnë aplikacionin “TVSH-ja Ime” dhe e kanë të vendosur xhirollogarinë nga Eurostandard Banka, të kryejnë ndryshimin duke vendosur xhirollogari të vlefshme, me qëllim që të kryhet pagesa e mjeteve nga kthimi i TVSH-së për personat fizik”, deklarojnë nga DAP.
DAP sqaroi se xhirollogaria mund të ndryshojë në aplikacionin “TVSH-ja Ime”, te hapësira “profil”, për të vazhduar te pjesa e xhirollogarisë ku duhet të vendoset xhirollogaria e re. Këto ndryshime duhet të konfirmohen me vendosjen e passwordit që shfrytëzohet te e-tatimi personal për të shtyp në fund kutin “ruaj”.
DAP sqaroi gjithashtu se kjo procedurë duhet të kryhet edhe nga qytetarët tjerë që kanë vendosur xhirollogari të gabuar në aplikacion.