Danimarka në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian. Ndaj Çekisë fituan 2-1. Danezët shënuan shumë shpejt, që në minutën e 5’ të ndeshjes.
Pjesën e parë e dominuan duke realizuar edhe golin e dytë në fundin e saj.
Me fillimin e së dytës u duk se Çekët do ta kthenin lojën pasi mundën të shënojnë me Patrik Shik.
Por Danimarka arriti ta ruante të pandryshuar rezultatin.
Në gjysmëfinale Danimarka do të përballet me fituesen e ndeshjes së mbrëmjes së sotme Ukrainë – Angli.
Tv Klan