Danimarka dërgon trupa shtesë në Grenlandë mes tensioneve me SHBA-në

Danimarka ka dërguar trupa shtesë në Grenlandë, në mes të rritjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti amerikan Donald Trump nuk përjashtoi mundësinë e marrjes së kontrollit të territorit arktik.

Sipas mediave daneze, rreth 58 ushtarë mbërritën në Grenlandë të hënën, duke iu bashkuar forcave të dislokuara më herët në kuadër të stërvitjeve ushtarake shumëkombëshe Operation Arctic Endurance. Dislokimi u bë pak orë pasi Trump refuzoi të komentojë nëse SHBA mund të përdorë forcë ushtarake për të marrë ishullin.

Kopenhaga ka theksuar se Grenlanda nuk është në shitje, duke paralajmëruar se çdo veprim i tillë do të rrezikonte seriozisht aleancën e NATO-s. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zhvilloi bisedime me zyrtarë danezë dhe groenlandezë për forcimin e sigurisë në Arktik.

Kriza ka shtuar shqetësimet edhe në Bashkimin Evropian, pas kërcënimeve të Trump për tarifa tregtare ndaj Danimarkës, ndërsa një sondazh tregon se shumica dërrmuese e banorëve të Groenlandës kundërshtojnë bashkimin me SHBA-në.