Danillovski: Mësimi duhet të vazhdojë me prezencë fizike! Infektimet pas pushimit janë normale

Epidemiologu, Dragan Danillovski në intervistë për TV21 tha se aktualisht vlerëson se mësimi në shkolla duhet të vazhdojë me prezencë fizike. Danillovski thotë se rritja e infeksioneve në shkolla pas pushimeve është normale.

“Gjithmonë kur nis viti shkollor, diku pas 1-2 jave rriten infeksionet respiratore, me vite, me dekada në të kaluarën. Kjo nuk është ndryshe, këtë herë me siguri është dominante sëmundja respiratore Kovid, megjithatë e gjithë kjo është normale. Mendoj se për momentin, vetëm nëse ka rritje të madhe të numrit të të infektuarve, qoftë mësimdhënës qoftë nxënës…mendoj se për momentin duhet të vazhdojmë me mësim me prezencë fizike”, tha mes tjerash Dragan Danillovski, epidemiolog.