Danillovski me kritika për skriningun: Testimi nëpër rrugë, vendim amator

Mjeku Dragan Danillovski është skeptik për rezultatet e skriningut për shkak se i njëjti nuk zbatohet në mënyrë proporcionale dhe sistematike.

“Nuk mundet të mblidhen qytetarë me përzgjedhje të rastësishme. Ekziston diçka që quhet popullata e përgjithshme në shtet, që është e ndarë në njësi territoriale. Shkupi është njësia më e madhe por ka edhe vendbanime tjera me madhësi të ndryshme dhe duhet në mënyrë proporcionale të mblidhet një numër i caktuar i qytetarëve nga secila njësi territoriale për testim. Kjo po bëhet njëjtë sikur kur bëhen anketa politike dhe qëllime të tjera. Amator”, tha Danillovski.