1. Automjetet deri në 3.500 kg (me dy rrota aktive tërheqëse)
* Goma dimërore: në të katër rrotat, me profil minimal prej 4 mm. Nuk kërkohen zinxhirë bore.
* Goma verore: në të katër rrotat, me profil minimal prej 4 mm, por automjeti duhet të ketë zinxhirë bore të përshtatshëm për rrotat tërheqëse.
2. Automjetet me tërheqje në të katër rrotat (4×4)
* Goma dimërore: në të katër rrotat, me profil minimal prej 6 mm.
* Goma verore: me profil minimal prej 4 mm dhe me zinxhirë bore për rrotat tërheqëse.
3. Automjetet mbi 3.500 kg
* Goma dimërore: në rrotat tërheqëse, me profil minimal prej 6 mm.
* Goma verore: me profil minimal prej 4 mm dhe zinxhirë bore ose pajisje të tjera ndihmëse.
Kujdes: Gomat dimërore identifikohen me shenjën M+S, M.S., M&S ose simbolin e flokut të borës (3PMSF), sipas përcaktimeve ligjore.
Afati: 15 nëntor – 15 mars.
Gjoba për mosposedimin e pajisjeve të detyrueshme dimërore: 45 euro.





