Dallim në mentalitet: BDI e la sheshin e Kumanovës plot me bërllok, rinia e Aleancës dhe Alternativës e pastruan!

Pati reagime të shumta nga qytetarët pas tubimit që pati BDI në Kumanovë, para disa ditëve, për shkak se askush nuk u kujtua që pas tubimit ta pastrojë sheshin e qytetit. Krejt ndryshe ishte mbrëmë, kur mbajti tubim në shesh koalicioni Aleanca-Alternativa-Vetëvendosja, kur njëjtë si në vendet perëndimore rinia partiake pastroi sheshin pas tubimit.