‘Dalldisja’ me Vuçiqin dhe indiferenca me Vjosën!

Shkruan: Naser Pajaziti

Gordana Siljanovska Davkova as edhe një fjalë, reagim apo edhe telefonatë me homologen e saj Vjosa Osmani, e cila u përballë me një ngjarje të pazakontë skandaloze në Aeroportin e Shkupit.

Kaluan sa orë e ditë, injorim dhe heshtje e papranueshme!

Si duket është ngazëllyer nga takimi dhe festa me Aleksandar Vuçiqin në Prohor Pçinski, me rastin e Ilindenit dhe ASNOM-it.

Mosreagimi ose injorimi i një skandali që i ndodh një homologeje është qëndrim i papranueshëm me doza të larta indiference.

Kjo sjellje jo vetëm që mund të dëmtojë marrëdhëniet diplomatike, por edhe të ulë besimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Pas skandalit në Aeroportin nikoqir, sjellja e kësaj presidenteje përbën skandalin e dytë të radhës që i ndodhë presidentes së vendit fqinj.

Partitë dhe faktorët institucional shqiptarë, por edhe zëra të tjerë të shoqërisë publike përpos në kërkim të përgjegjësive dhe të vërtetës, duhet ti përcjellin një përgjigje dhe reagim kësaj nebuloze dhe nonshallance nga një presidente që thirret si e zgjedhur nga votat e gjithë qytetarëve pa dallime etnike.

Po presim se çka ka për të thënë!