Dalipi: Nuk jam tërhequr nga gara, do ta vazhdojë betejën për Komunën e Strugës

Kandidati për kryetarit të Komunës së Strugës nga radhët e AKI-së, Arsim Dalipi sot deklaroi se do të vazhdojë të garojë edhe në rrethin e dytë në zgjedhjet lokale.

Ai tha se në zgjedhjet lokale u dëshmua se AKI është forcë e parë politike në Komunën e Strugës.

“Rezultatet dëshmojnë qartë se AKI është forca e parë politike në Komunën e Strugës me 8 këshilltarë. Kjo fitore në këshillin komunal dhe përkrahjen për kandidaturën time, na obligon më shumë që të vazhdojmë përpara”, tha Dalipi.