Dalin pamjet e sulmit ndaj policit në Shkup, ku ishte i përfshirë truproja e Mickoskit

Publikohen pamjet e incidentit në të cilin u sulmua një pjesëtar i policisë, përcjell TV21. Regjistrimet nga kamerat e sigurisë së lokalit të njohur të Shkupit, të siguruara nga “360 gradë”, tregojnë se çfarë ka ndodhur në natën mes së shtunës dhe të dielës kur Ivica B., pjesëtar i sigurimit të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka sulmuar një koleg polic i cili ishte në detyrë atë natë.

Снимка од нападот на членот на обезбедувањето на Мицкоски на колега полицаец

Në fillim të videos, Ivica B. dhe Vlatko G. shihen duke folur brenda lokalit. Më pas Ivica B. fillon të shtyjë Vlatko G. dhe e nxjerr jashtë objektit, ku vazhdon shtyrja. Persona të tjerë vrapojnë dhe përpiqen t’i ndajnë, por Ivica në një moment godet me grusht në kokë Vlatkon. Ministri i Punëve të Brendshme në qeverinë teknike, Pançe Toshkovski, njoftoi dje se MPB-ja do të bëjë kallëzim penal kundër Ivica B. për sulm ndaj një zyrtari tjetër.