Një sherr masiv të premten, bëri që të ndërpriten përkohësisht punimet në stadiumin e ri të Barcelonës.
Sipas mediave spanjolle, 20 punëtorë në stadiumin “Camp Nou”, të kombësisë shqiptare dhe rumune, u përfshinë në sherr të ashpër mes tyre. Së fundmi janë publikuar edhe pamjet e kësaj përplasje, ku shihen punëtorët që nuk kursehen ndaj njëri-tjetrit, duke goditur me çfarë iu gjendej aty.
Si pasojë e kësaj, u ndërprenë punimet, ndërsa duhej ndërhyrja e forcave të renditet për të mos lejuar situatën që të degradonte më tej.