Nga Spitali i Mitrovicës së Jugut është sjellë për në QKUK, njëri nga sulmuesit e Policisë së Kosovës.
Nën masa të rrepta sigurie ai është sjellë me autoambulancë i përcjellë nga Policia e Kosovës, shkruan Lajmi.net.
Ai është kapur gjatë përleshjeve që ndodhën gjatë tërë ditës së sotme.
Kujtojmë që 3 sulmues janë të vrarë zyrtarisht nga shkëmbimet e zjarrit.
Policia ka marrë nën kontroll territorin ku ata fillimisht ishin stacionuar, pra Manastirin e Banjskës./Lajmi.net/




