Dalin pamje nga vendi ku u rrëzua avioni me dy shtetas të Kosovës në Liqenin e Mavrovës

Një avion i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës gjatë ditës së sotme, në të cilin kanë qenë dy shtetas të Kosovës, të cilën kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për ndihmë mjekësore.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga vendi ku është rrëzuar avioni, i cili shihet se ka përfunduar në ujërat e Liqenit të Mavrovës.

“Incidenti është raportuar në numrin 112, ndërsa informacioni menjëherë është përcjellë nga QMK te SPB-Tetovë, Ndihma e Shpejtë dhe Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK-Tetovë) për ndërhyrje të menjëhershme”, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Siç thanë prej atje, avioni është i markës “Piper” me regjistrim N5005W dhe është i destinuar për transport të katër personave.

Avioni rezulton se është i prodhuar në vitin 1961, ndërsa është i regjistruar në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Sipas, aircraft-data.com, pronari i avionit është D.M, ndërsa theksohet se vendi është Ridgefield Park, New Jersey, SHBA.Ndërsa avioni ka status valid dhe certifikatë të vlefshme deri në vitin 2028.

Sipas të dhënave, avioni ka qarkulluar edhe më herët në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, është shfaqur edhe në evente aviacioni, për shembull në një shfaqje ajrore në Shkup/Stenkovec, Maqedoni, më 16 shtator 2023.

Përndryshe, Piper Cherokee PA-28 është një avion i projektuar fillimisht në vitet 1960 si avion i thjeshtë për trajnim dhe fluturime rekreative.

Në avion ishin dy shtetas të Kosovës, piloti ka deklaruar se ka pasur problem me motorin – detaje nga rrëzimi i avionit në Maqedoni

Ndërkaq, edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftoi se në bord kanë qenë dy shtetas të Kosovës, ndërsa piloti ka deklaruar se ka pasur problem me motorin e avionit.

“Sot (12.12.2025) në ora 12:35 në SPB Tetovë – DPB Gostivar është raportuar se një avion i vogël sportiv ka rënë në Liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës “Kanali i Beliçit”. Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore. Punonjës policie nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen”, thanë nga SPB-Tetovë.

Një avion i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës gjatë ditës së sotme. Në avion kanë qenë dy persona, prej të cilëve njëri është i lënduar, informuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

“Incidenti është raportuar në numrin 112, ndërsa informacioni menjëherë është përcjellë nga QMK te SPB-Tetovë, Ndihma e Shpejtë dhe Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK-Tetovë) për ndërhyrje të menjëhershme”, njoftoi QMK.

Avioni, siç theksojnë, është i markës “Piper” me regjistrim N5005W dhe është i destinuar për transport të katër personave. Dy udhëtarët që kanë qenë në avion janë shtetas të Kosovës.

Avioni rezulton se është i prodhuar në vitin 1961, ndërsa është i regjistruar në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Sipas, aircraft-data.com, pronari i avionit është D. M, ndërsa theksohet se vendi është Ridgefield Park, New Jersey, SHBA.
Ndërsa avioni ka status valid dhe certifikatë të vlefshme deri në vitin 2028.

Sipas të dhënave, avioni ka qarkulluar edhe më herët në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, është shfaqur edhe në evente aviacioni, për shembull në një shfaqje ajrore në Shkup/Stenkovec, Maqedoni, më 16 shtator 2023 .

Përndryshe, Piper Cherokee PA-28 është një avion i projektuar fillimisht në vitet 1960 si avion i thjeshtë për trajnim dhe fluturime rekreative.

SPB Tetovë jep detaje për rrëzimin e avionit në Mavrovë, janë lënduar dy shtetas të Kosovës

Në profilin e tij në rrjetet social, D.M ka shkruar se jeton në Londër, ndërsa është pilot privat në “The Pilot Centre Denham UK”, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka publikuar fotografi duke fluturuar mbi Tetovë.

Ndërkaq, edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në bord ka qenë D.M, i cili ka deklaruar se ka pasur problem me motorin e avionit.

“Sot (12.12.2025) në ora 12:35 në SPB Tetovë – DPB Gostivar është raportuar se një avion i vogël sportiv ka rënë në Liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës “Kanali i Beliçit”. Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore. Punonjës policie nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen”, thonë nga SPB-Tetovë.

SPB Tetovë jep detaje për rrëzimin e avionit në Mavrovë, janë lënduar dy shtetas të Kosovës

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dalë me informacione shtesë në lidhje me avionin e vogël, që sot u rrëzua në liqenin e Mavrovës.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, në avion kanë qenë dy shtetas të Kosovës XH.P.(41) dhe D.M.(64), të cilët kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për ndihmë mjekësore.

“Sot (12.12.2025) në ora 12:35 në SPB Tetovë – DPB Gostivar është raportuar se një avion i vogël sportiv ka rënë në Liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës “Kanali i Beliçit””.

Në avion ishin dy shtetas të Kosovës, piloti ka deklaruar se ka pasur problem me motorin – detaje nga rrëzimi i avionit në Maqedoni

“Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore”.
“Punonjës policie nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen”
, thonë nga SPB Tetovë.

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave.

Ende nuk ka shumë detaje, përveç se në bord kishte dy persona, njëri prej të cilëve është lënduar.

“Incidenti është raportuar në numrin 112, dhe informacioni është përcjellë menjëherë nga QMK-ja te SPB-Tetovë, Ndihma e Shpejtë dhe Qendra Rajonale e Menaxhimit të Krizave për ndërhyrje emergjente”, thonë nga QMK-ja.