Dalin detaje për videon dramatike, ku qindra afganë po ndiqnin aeroplanin amerikan

Në një video dramatike, qindra civilë afganë rrethuan një aeroplan transporti ushtarak amerikan C-17 ndërsa po lëvizte në pistë, në aeroportin e Kabulit.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se këta nuk ishin aplikantë të veçantë për viza, por njerëz që kishin shkelur pistën nga ana civile e aeroportit.

Sipas zyrtarit, shkruajnë mediat e huaja, C-17 kishte zbritur me ngarkesë dhe ndërsa ekuipazhi i uljes u përpoq të shkarkonte, ai u “vërshua” nga qindra civilë afganë.

Ekuipazhi i aeroplanit vendosi që nuk kishte kushte për shkarkimin e fluturakes dhe vazhdoi të fluturonte drejt një vendi më të sigurt.

Ndryshe, gjatë ditës së hënë, janë publikuar edhe disa pamje tjera trishtuese në të cilat shihen dy pasagjerë që raportohej se kanë rënë për vdekje nga një aeroplan.

Këto pamje kishin ardhur ndërsa mijëra afganë përpiqeshin dëshpërimisht të largohen me aeroplanë jashtë vendit mes skenave gjithnjë e më kaotike.

Ndërkohë ishte raportuar se trupat amerikane qëlluan në ajër në aeroportin Hamad Karzai për të parandaluar qindra civilë që vraponin në asfalt pasi ata morën kontrollin e trafikut ajror të Afganistanit të hënën në mëngjes.