Daku “hesht” kritikët, realizon gol fantastik ndaj Polonisë (VIDEO)

 

Shqipëria po ballafaqohet me Poloninë në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Evropian.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, duke filluar nga ora 20:45.


LIVE: Shqipëri-Poloni 1-0

60′ Një orë lojë, Shqipëria vazhdon ta mbajë epërsinë prej një goli ndaj Polonisë. Polakët po mundohen me disa raste gjysmake që ta barazojnë rezultatin.

46′ Ka filluar pjesa e dytë në stadiumin “Air Albania”, me Shqipërinë që po avancon me një gol epërsi. Golin e realizoi Jasir Asani, i cili shënoi një predhë.

45 +8′ Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi prej një goli ndaj Polonisë. Golin e vetëm në pjesën e parë e realizoi Jasir Asani, i cili shënoi një supergol.

37′ Shqipëria ka kaluar në epërsi me golin e Jasir Asanit. Asani realizoi një supergol nga largësia.

34′ Kristjan Asllani rrezikon për herë të parë portën e Shqipërisë, me një goditje fantastike, por që përfundon jashtë.

30′ Ka kaluar gjysëm orë lojë, ende rezultat vazhdon të jetë i njëjtë, me dy skuadrat që janë në kërkim të golit.

21′ Polonia ka kaluar në epërsi ndaj Shqipërisë, me golin e Jakub Kiwior, por që u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.

May be an image of 4 people, people playing football and people playing American football

15′ Ka kaluar një çerek orë lojë nga fillimi i lojës, me dy ekipet që janë duke e bërë luftën e madhe vetëm në mesfushë. Një rasti pati vetëm Polonia, por që ishte i parrezikshëm për portën shqiptare.

6′ Goditja e parë në parë është nga ana e polakëve. Zielinski provoi me një gjuajtje të fortë, por që arriti ta pres portieri shqiptar Thomas Strakosha, pa problem.

3′ Ndërpritet loja për disa momente, pasi tifozët shqiptarë gjuajtën mjete piroteknike brenda fushës.

1′ Ka filluar ndeshja në stadiumin “Air Albania”.


Formacioni i Polonisë:

Formacioni i Shqipërisë:

May be a graphic of text