“DailyMail” shkruan për paraqitjet në bikini të nënës së Rita Orës: Paraqitjet atraktive të 58-vjeçares

Rita Ora, është këngëtarja shqiptare me famë botërore, që së fundi po komentohet për martesën e saj me regjisorin, Taika Waititi.

Pos, RIta Orës, edhe nëna e saj, Vera Ora, po komentohet në media për paraqitjen e saj në bikini.

Vera Ora me siguri i ka lëshuar flokët teksa ka shfaqur figurën e saj trupore kur po merrte rreze dielli gjatë pushimeve, në fotografitë e reja të publikuara në ‘Instagramin’ e saj të hënën, shkruan DailyMail.

58 vjeçarja, dukej përrallore me bikini ngjyrë portokalli teksa pozonte buzë lumit Buna, i cili përshkon Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Vera e kombinoi veshjen e saj me syze dielli të errëta dhe sandale të zeza.

Një tjetër fotografi e tregonte atë duke shijuar një pije të nxehtë, teksa pozonte në përballë sfondit idilik.

Në një tjetër pozë, ajo u pa duke realizuar një fotografi të ëmbël me bashkëshortin e saj dhe babain e Ritës.

Vera gjithashtu xhiroi veten e veshur me një kordon të verdhë teksa po shijonte shëtitjen me veturë, me bashkëshortin e saj.