‘Dailymail’: Chelsea janë gati të paguajnë 60 milionë funte për Anthony Gordon

Chelsea synon të bëjë edhe dy goditje të mëdha në merkaton e verës.

Javët e fundit të afatit kalimtar veror mund ta shohin Chelsean si një prej skuadrave më aktive.

‘Dailymail’ raporton se ‘Blutë’ janë duke shqyrtuar mundësinë që të ofrojnë 60 milionë funte për shërbimet e Anthony Gordon, përcjell lajmi.net.

Anësori i Everton ishte një nga lojtarët më të mirë sezonin e kaluar dhe mori vëmendje të madhe me paraqitjet e tij.

Lojtari thuhet se pëlqehet shumë nga Thomas Tuchel.

Chelsea po punon po ashtu edhe për transferimin e Rafael Leao të Milan, për të cilin duhet të paguajnë 150 milionë euro për ta siguruar.