Dafina Zeqiri zbulon se do të ketë shtatë projekte të reja gjatë kësaj vere

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri pritet të jetë aktive edhe gjatë kësaj sezone verore.

Artistja tashmë ka lansuar disa projekte të reja, por edhe të tjera janë në finalizim e sipër.

Kështu ka njoftuar Dafina në një postim të fundit në llogarinë e saj në TikTok, teksa duke provokuese duke vallëzuar.

“Shtatë projekte këtë verë”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e videos.

Megjithatë, aktualisht Dafina po shijon suksesin e bashkëpunimit të fundit me Dystinct dhe Ricky Rich “Ku je ti”.

Projekti tashmë brenda një kohe të shkurtër ka grumbulluar mbi 10 milionë klikime në kanalin e YouTubes.

Autorja e “Malli” ndërkohë po vazhdon të ketë performanca dhe mbrëmje të shumta muzikore.

@dafinapipinazeqiri7 projects this summer.. 😶‍🌫️ 

♬ Charm