Pas një pauze gjashtëmujore, Dafina Zeqiri ka surprizuar fansat me një njoftim emocionues për rikthimin e saj në skenë.
Artistja ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjete sociale, ku ka treguar se po përgatitet për një projekt të madh muzikor, duke e quajtur këtë fazë ‘rilindje pas stuhisë’.
“Nga qetësia në shpërthim. Pas gjashtë muajsh stuhish, shërimi, amësie dhe rindërtimi, jam rikthyer! Më e fortë se kurrë”, ka shkruar këngëtarja.
Dafina ka zbuluar se rikthimi i saj do të shënohet me një koncert të veçantë live me Orkestrën Filharmonike, një kombinim unik midis muzikës moderne dhe tingujve klasikë, që pritet të sjellë një përvojë të jashtëzakonshme për publikun.
“Live me Orkestrën Filharmonike, më e zhurmshme, më e ndritshme dhe më e madhe se kurrë”, ka shkruar në vazhdim.
Dafina, e njohur për stilin e saj autentik dhe për energjinë që përcjell në çdo projekt, duket e vendosur të kthehet më e fuqishme se kurrë, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj.
Në fund të postimit, këngëtarja u ka bërë thirrje ndjekësve që të sigurojnë biletat për koncertin, duke lënë të kuptohet se spektakli i saj do të jetë një nga ngjarjet muzikore më të rëndësishme të vitit.
		



