“Luje belin” titullohet projekti më i ri muzikor që u lansua nda Dafina dhe Kida para disa ditësh.
Kënga pati kritika e nuk u prit aq mirë nga fansat.
E pas këtyre komenteve së fundmi ka reaguar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.
Ajo përmes një video të publikuar në rrjetin social TikTok shihet e pa shqetësuar lidhur me komentet.
Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos të ta ndiejë”, ishte mbishkrimi i Dafinës krahas videos.
Theksojmë se ky projekt muzikor në kanalin zyrtar të Youtubes ka marrë hiç më pak se 4,4 milionë shikime.




