Dafina Zeqiri publikon të gjitha këngët e albumit të saj më të ri “Absolute”

Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri ka bërë një hap të madh në karrierën e saj, duke sjellë për fansat e saj një dhuratë muzikore të plotë në formën e albumit të saj të ri.

Të gjitha këngët nga projekti i saj më i freskët, me titull “Absolute”, janë tashmë të disponueshme për tu dëgjuar nga publiku në kanalin e saj zyrtar në YouTube.

“Absolute” është një koleksion prej 12 këngësh që shfaqin një gamë të gjerë të stileve muzikore dhe tregon aftësinë e Dafinës për të eksploruar dhe eksperimentuar me zhanre të ndryshme.

Koopertina e albumit “Absolute” nga Dafina Zeqiri (Foto: Dafina Zeqiri/Instagram)

Ky album, i cili tashmë po merr vlerësime pozitive, përmban gjashtë bashkëpunime me artistë të ndryshëm të skenës muzikore shqiptare, duke përfshirë emra si reperi i respektuar MC Kresha, talenti i njohur Vig Poppa, reperi Mozzik, ikona e këngës popullore Afrim Muqiqi, si dhe artisti i hip-hopit, Elinel.

Pavarësisht nga ndryshimet në industrinë muzikore, Dafina Zeqiri ka mbetur një ndër emrat më të ndjekur dhe me ndikim, duke ruajtur një lidhje të fortë me ndjekësit e saj.

Lansimi i “Absolute” në YouTube është një mundësi për të gjithë ata që e duan muzikën e Dafinës të përjetojnë albumin në një mënyrë shumë të qasshme.

Këto janë të gjitha këngët e albumit “Absolute” nga Dafina Zeqiri. /Telegrafi/

The Absolute Intro

Putain (bashkëpunim me Vig Poppa)

Drama dhe Pahiri (bashkëpunim me Mozzik)

Huti

Go, Go, Go

Luj (bashkëpunim me MC Kresha)

Unë Të Du (bashkëpunim me Afrim Muqiqi)

My Love

Interes (bashkëpunim me Elinel)

Ku Ma Le Forcën

Ikona