Dafina Zeqiri publikon albumin “Dafinë moj” në të gjitha platformat digjitale

Albumi me titull “Dafinë moj” përfshinë gjithsej 14 këngë ku shumica prej tyre janë bashkëpunime me emra të njohur të estradës, shkruan lajmi.net.

Fillimisht Dafina vendosi që albumin ta ofrojë në shitje vetëm përmes platformës “Gjirafa”, pasi që paratë nga shitjet e albumit i ka adresuar për fëmijët me autizëm.

Derisa mbrëmë në orët e vona Dafina ka lansuar albumin në të gjitha platformat digjitale, gjë të cilën e bëri të ditur me anë të një postimi në instagram.

 

“Dafinë Moj ”Albumi tani në të gjitha platformat e transmetimit

Unë nuk mund ta falënderoj ekipin tim sa duhet për kohën produktive, të zemëruar/të trishtuar dhe argëtuese që kishim duke krijuar këtë album të mahnitshëm! Uroni të gjithëve për mua! Ju dua djema shumë shumë !!!!!!!!

& mos harro! Porosia e albumit tim në -> @gjirafamall ndihmon për të kontribuar për fëmijët me autizëm në Kosovë”, ka shkruar Dafina krahas videos./Lajmi.net/