Dafina Zeqiri njofton për shtyerjen e albumit shkaku i ndodhive të fundit në jetën private

Dafina Zeqiri, padiskutim është diva shqiptare, e cila të bën përvete me këngët e saj.

Së fundi, ajo është përfolur për ndarjen nga Dj Geek, shkruan lajmi.net.

Sot ajo ka bërë një postim të rëndësishëm në ‘Instagram’ lidhur me albumin.

Ajo publikoi disa fotografi të reja, ku dukej mjaft atraktive me veshje sportive, teksa në mbishkrimin e tyre dhe detaje mbi shtyrjen e një projekti.

Bëhet fjalë për albumin e saj të ri “Unë jam ajo”, të cilin këngëtarja kishte parashikuar ta publikonte këtë verë, por që mesa duket është detyruar ta shtyjë.

“Unë kam planifikuar të publikoj albumin “Unë jam ajo” këtë verë por kam vendosur ta shtyjë pas saj. Arsyeja fundore për ndryshimin e datës së publikimit është sepse ka pasur një lëvizje të papritur pozitive. Muzika ime zakonisht i reflekton emocionet e mia dhe unë e di që më duhet të ulem dhe të bëj disa ndryshime të vogla në albumin ‘Unë jam ajo’. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin, ky është fillimi i një epoke të re”, ka shkruar Dafina në ‘Instagram’./Lajmi.net/