Dafina Zeqiri ndan me ndjekësit imazhe nga klipi i ri

Dafina Zeqiri së bashku me Ledri Vulën dhe Lumi B janë duke punuar në projektin e ri i cili besohet se mban titullin ‘Aman’.

Derisa po përgatitet për këngën e re, ajo në rrjetet sociale ka publikuar pamje se si do duket në klipin e ri.

Për njërën prej dukjeve në klip, artistja Zeqiri ka zgjedhur një fustan të shkurtër të dizajnuar nga Drenusha Xhara.