Dafina Zeqiri merr vëmendje me një nga paraqitjet e radhës me stil të ri të flokëve

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë një personazh tejet i komentuar në rrjete sociale.

Ajo këto ditë ka qenë mjaft e angazhuar me mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore.

Bukuroshja së fundmi ka shpërndarë disa fotografi në Instagram duke treguar një nga paraqitjet në koncert.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Harroj” shfaqet atraktive me një fustan të shkurtër të bardhë dhe me një stil flokësh të ri.

Flokët kaçurrele dhe grimi ngjyrë kafe e kanë bërë të duket edhe më e veçantë.

Foto: Screenshot/Instagram

Dukjen e ka kompletuar me një palë çizme të zeza të gjera e të gjata deri në gjunjë.

“Maje mir sa e ki ti ndor ohh. A pe sheh me kuroror ohh”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

Reklama

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

E njëjta pak ditë më parë lansoi edhe një këngë të re të quajtur “Nasty & See me” në bashkëpunim me Ya Nina.