Dafina Zeqiri feston ditëlindjen, publikon një video përmbledhëse nga momentet më të mira të vitit të kaluar

Dafina Zeqiri një nga këngëtaret më të pëlqyera nga publiku feston ditëlindjen, ajo sot ka mbushur 31 vite jetë.

Këngëtarja për këtë ditë të veçantë ka publikuar një video përmbledhëse nga momentet më të mira të vitit të kaluar, ku përfshihen pushimet, koncertet, prapaskenat e klipeve.

Në videon e ndarë Duffy kishte pranuar urime të shumta nga miqtë dhe kolegët e skenës muzikore.

I urojmë Dafinës një jetë të gjatë dhe të lumtur.