Dafina Zeqiri vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore.
Përveç projekteve muzikore, ajo numëron edhe koncerte të shumta muzikore, shkruan lajmi.net.
Duket se koncertet e shumta kanë ndikuar tek shëndeti i Dafinës.
Kjo është bërë e ditur nga menaxheri i saj, i cili përmes një shkrimi të këngëtares ka treguar se arsyeja e anulimit të koncertit të mbrëmshëm është pikërisht shëndeti i saj.
“Kërkoj falje për mungesën në Pejë sonte për shkaqe shëndetësore, ju premtoj që shumë shpejt do t’ju sjelli një super show për ju! E juaja, Dafina”, shkruhet në të./Lajmi.net/