Dafina zbulon 14 këngët e albumit të saj

Këngëtarja kosovare e cila ka javë që ka paralajmëruar lansimin e albumit të saj sot ka zbuluar këngët që do jenë pjesë e tij, shkruan lajmi.net.

Janë gjithsej 14 këngë që Dafi do ti përfshijë në album ku shumica prej tyre janë bashkëpunime dhe ende të papublikuara.

Ndërkohë para disa ditësh ajo ka treguar edhe koverin e albumit të saj.

Ndryshe, momentalisht kënga e fundit është “Llafe-llafe” me Lyrical Son, e cila po ashtu do jetë pjesë e albumit.