Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, e ka bërë të ditur se po vjen me një projekt të ri muzikor i cili pritet të jetë tejet i veçantë.
E gjithë kjo bazuar në imazhet që po i poston së fundmi në Instagram.
Pak ditë pasi u shfaq një nuse me elemente moderne, ajo kësaj radhe ka publikuar disa pamje të reja të videoklipit me veshje tradicionale.
Dafinës i shkon shumë kjo veshje andaj fansat mezi po presin publikimin e projektet për ta parë se për çfarë kënge saktësisht bëhet fjalë.
“Kurrë mu përulë! Unë kokën lart gjithë e kam mbajtur #DafinëMoj”, është mbishkrimi i fotografisë – ku duket të jetë një frazë e projektit të ri.