Dafina ndan rrugët me Dj Geek edhe në muzikë, paralajmëron edhe klipin e ri “Dasma”

Dafina Zeqiri e Dj Geek kanë ndarë rrugët e tyre në dashuri tash e disa muaj.

Kjo nuk ka ndikuar aspak që ajo të vazhdojë fuqishëm në muzikë, shkruan lajmi.net.

Ajo ka paralajmëruar për fansat këngën e re “Dasma”, të cilën do ta publikojë të enjten.

Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një video, e cila shfaq pak momente nga klipi i saj i ri.

Vetë Dafina shihet të jetë e veshur me vello nusërie në klip.

Gjithashtu, emisioni “Prive” raportoi së fundmi se dyshja në fjalë tashmë nuk janë as bashkëpunëtorë në muzikë, ndonëse prej shumë vitesh kanë punuar bashkë./Lajmi.net/