Dafina mbështetësja më e madhe e Luizit, “kapet” me një ndjekëse dhe e quan Olta

Dafina Zeqiri e ka treguar kohë më parë mbështetjen e saj për Luizin.

Këtë ajo nuk heziton ta tregojë edhe përmes komente në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë para “prime” në llogarinë e Luizit u publikua një foto e tij, ku komenti i Dafinës mori vëmendje.

“Më i miri! Pikë”, ka shkruar këngëtarja, teksa ka pranuar shumë komente nga ndjekësit e Luizit.

Një nga ndjekëset e ka “përmirsuar” këngëtares lidhur me shenjën e vendosur në koment.

Kësaj nuk i ka prituar aspak Dafina, dhe e ka kundërpërgjigjur.

“Ok, Olta”, e ka replikuar Dafina, duke treguar hapur që nuk e pëlqen aktoren./Lajmi.net/